ELBASAN-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 12-vjeçare është përplasur nga treni. Aksidenti ndodhi në afërsi të ish-Metalurgjikut në fshatin Katund i Ri.

elbasan-treni-perplas-femijen-1

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se vajza me inicialet E.Z., ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

elbasan-treni-perplas-femijen

Mësohet se vajza gjatë kohës që ndodhi ngjarja ishte me kufje në vesh dhe dëgjonte muzikë. Kujtojmë se një ngjarje e njëjtë ndodhi dhe në Durrës, ku një vajzë adoleshente humbi një këmbë teksa kalonte përgjatë shinave të trenit, ndërsa mbante kufje në vesh.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka pëplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejruesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
ELBASAN-VAJZEN-E-PERPLAS-TRENI

ELBASAN-VAJZEN-E-PERPLAS-TRENI-1

ELBASAN-VAJZEN-E-PERPLAS-TRENI-2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb