Mjeku Vanion Cinari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ai u përfshi në një aksident ditën e djeshme në Sauk.
Pas dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut. Nga aksidenti është plagosur edhe një 32-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti u shkaktua kaos në rrugë dhe trafik i rënduar.
(BalkanWeb)