SARANDË

Shërbimet policore të Sarandës në bashkëpunim edhe me policinë e kufirit kanë arrestuar në flagrancë tre persona, banues në zona të ndryshme të Konispolit.

“BalkanWeb” ka mësuar se tre të arrestuarit janë identifikuar me iniciale G. Sh. 21 vjeç,  A. A 22 vjeç dhe  A. S. 19 vjeç.

Arrestimi i këtyre u bë pasi mbrëmjen e 25 gushtit në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë pas një kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3 kg, e llojit marijuanë. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur destinacionin e lëndës narkotike.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb