ATHINE

Një telefonatë anonime ka alarmuar kryeqytetin grek mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se një telefonatë për bombë në parlament, ka ngritur në këmbë institucionet e sigurisë.

Personi që ka marrë ne telefon është shprehur se ka një pajisje shpërthyese “brenda dhe jashtë Parlamentit”. “Do të ketë viktima. Kini kujdes!” thuhej në telefonatën kërcënuese.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertët e çaktivizimit të bombave. Policia greke mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: