Alarm për bombë tek bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë. Nga të dhënat që raporton për ‘BalkanWeb’ gazetaja Dorjana Bezat, mësohet se një çantë e dyshimtë ka vënë në lëvizje policinë.

Kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes gazetari Erjon Skëndaj tha se bëhet fjalë për një çante, ngjyrë kafe, e cila duket se ka diçka brenda. Mes të tjerash ai raportoi se policia ka vendosur shiritë, ku ka rrethuar çantën, e cila është braktisur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë 4 punonjës të policisë si dhe dy makina patrulle, ndërkohë që pritet mbërritja e forcave xheniere. Këto të fundit do të bëjnë të mundur kontrollin e çantës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: