Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin amerikan, Jon Finer, Zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Joe Biden.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kurti u shpreh se me Finer ka biseduar për zhvillimet e fundit ne veri të Kosovës, teksa tha se situata në veri kërkon ndalim të menjëhershme të të dhunës së mbështetur nga Beogradi.

“Zëvendësi kryesor i NSA Jon Finer. E falënderoj për thirrjen e tij dhe angazhimin për të ulur tensionet. Kjo kërkon një ndalim të menjëhershëm të dhunës, nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi Kurti në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb