TIRANË- Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Lu ka qenë sot në Ministrinë e Brendshme ku ka zhvilluar një takim me ministrin Fatmir Xhafaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se takimi i ambasadorit Lu me Xhafajn në zyrën e këtij të fundit ka zgjatur rreth 30-40 minuta dhe më pas të dy janë larguar me një makinë.

Xhafaj-Lu (5)

Pavarësisht se nuk dihet tema konkrete e takimit, mendohet se në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet aktuale.

Kujtojmë se ministri Xhafaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, ndërsa disa herë kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje të përballej me opozitën në parlament. As kryeministri Edi Rama nuk ishte fillimisht në seancë por erdhi për votimin e projektligjeve.

Xhafaj-Lu (8)

Xhafaj-Lu (6)

Xhafaj-Lu (1)

Xhafaj-Lu (10)

Xhafaj-Lu (9)

Xhafaj-Lu (4)

Xhafaj-Lu (3)

Xhafaj-Lu (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb