Anija Moliva me 102 kontejnerë futet për shkarkim në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ankorimi i anijes “Moliva” ka nisur dhe pritet të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të autoritetit portal me policinë të zhvilluar dje.

Moliva 2
Moliva 2

Sipas disa burimeve nga porti dhe kapiteneria ” është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.

Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejner dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhej në radën e portit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb