SPAK me anë të një deklarate për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbjas. Ish-deputeti socialist akuzohet për tre vepra penale.
Sipas Prokurorisë së Posaçme ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Përpos akuzave për shpërdorim detyre, Çyrbja është në akuzë për vepra penale që kanë lidhje me zgjedhjet.
Të hënën pritet të ketë një njoftim për shtyp nga SPAK me më shumë detaje lidhur me detajet dhe rrethanat hetimore të arrestimit të Jurgis Çyrbjes.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e SPAK.
(Balkanweb)