SHKODER- Dy djemtë e liderit të dhjetorit dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Azem Hajdarit janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Muriqanit.

“BalkanWeb” mëson Kirjald dhe Azem Hajdari, 32 dhe 19 vjeç akuzohen se kanë dhunuar shtetasin Mariglen Gjeka. Ngjarja në fjalë rezulton të ketë ndodhur më 27 dhjetor, për motive banale.

Pas denoncimit të këtij të fundit, dy vëllezërit Hajdari janë shpallur në kërkim, “BalkanWeb” mëson se pasi kanë dhënë një deklaratë në polici, ata janë lënë të lirë.

Njoftimi i policise 

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: