Arrestohet me urdhër të SPAK, kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Ndërkohë bëhet me dije se janë arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, shtetasja E. Dautaj, si dhe avokati me inicialet R.Çela. Deri më tani nuk dihen detaje nga arrestimi i Zarkës dhe dy të tjerëve, ndërkohë ata dyshohet se kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës, pasi më parë kishte kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.
(BalkanWeb)