ULQIN
Mediat në Malin e Zi raportojnë se është arrestuar kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe 4 zyrtarë të tjerë të kësaj komune.
Personat e tjere të arrestuar janë Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin;
Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;
Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas medias malazeze Vijesti, personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.
(d.xh/ Balkanweb)