Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se deputeti socialist është prangosur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, disa ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK. Çyrbja dha dorëheqjen edhe nga mandati i deputetit vetëm një ditë pasi prokurorët i komunikuan akuzat.
SPAK me anë të një deklarate për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbjas. Çyrbja akuzohet për tre vepra penale.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, tha SPAK me anë të një njoftimi.
Struktura e Posaçme shtoi se nesër do ketë më tepër detaje.
Kallëzimin për Çyrbjen fillimisht e ka bërë Edi Paloka për “shpërdorim detyre” kur ish-deputeti i PS ishte drejtor i Hipotekës në Durrës. Ky kallëzim ka shërbyer si indicie për SPAK që të thellonte më tej hetimet ndaj Jurgis Çyrbjes.
Jurgis Çyrbja dyshohet se ka përdorur edhe aplikacionin Sky Ecc. Po ashtu ka të dhëna, nga burimet pranë hetimeve, që pohojnë se Çyrbja ka komunikime me segmente të botës së krimit.
(Balkanweb)