Elson Reçi është arrestuar në Dubai dhe tani pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat në vendlindje.

Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb