Pak orë pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi dhe shoku i tij, policia ka gjetur mjetin e autorëve. Mësohet se mjeti është gjetur ne rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujen, në rrugën për Ishëm.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia dyshon që mjeti i përket autorëve, pasi brenda tij u gjetën 2 kallashnikovë, të cilët thuhet se janë përdorur në sulmin ndaj mjetit tip ‘Benz’ AA 333 ZD pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Policia ka siguruar zonën dhe do bëjë këqyrje të mjetit ditën e nesërme, me drite natyrale.


Nga hetimet e deritanishme rezulton se targat e mjetit tip ‘Benz 280’ janë të vjedhura në Tiranë. Nga sulmi me armë zjarri në drejtim të mjetit që ishte në lëvizje drejt Tiranës, përveç Ndojit mbetën të plagosur dhe Andi Maloku, shoferi i tij (në gjendje të rëndë) dhe miku i tij, Aleksandër Laho, (Pëllumb Muharremi).
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb