Pas atentatit në Shkodër, ku Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare ndërruan jetë e një tjetër u plagos, mësohet se 10 persona janë shoqëruar në komisariat. Mes të shoqëruarve është edhe Safet Bajri.

Hamza Lici ishte vëllai i Ibrahim Licit, që dyshohet se ndodhet në Turqi, shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërsa, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati disa javë më parë kishte deklaruar në polici se ishte kërcënuar me jetë.

Nuk dihet shkaku i atentatit që i mori jetën Hamza Licit dhe një kalimtareje, por ka dyshime për hakmarrje për shkak të konflikteve të fisit Lici me fise të tjera në Shkodër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: