TIRANË
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën “Tiranë-Durrës”. Mësohet se autobusi me drejtues shtetasin me iniciale M.Th 51 vjeç ka përplasur për vdekje një kalimtar ende të paidentifikuar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e këmbësorit.
“Mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia.
(BalkanWeb)