Një bari gjendet i pajetë në stanin në malin e Shashicës. Bëhet fjalë për shtetasin G. Xh., 63 vjeç, banues në Kaninë.
NJOFTIMI
Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A. Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)