Lideri i PD Sali Berisha është bashkuar me protestuesit te Rruga e Elbasanit.

Berisha ka shkuar tek Rruga e Elbasanit, pasi u nis nga shtëpia e tij.

Sali Berisha tashmë ndodhet i lirë, pas 333 ditëve që qëndroi në arrest shtëpie. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se ky dimër i vështirë do të kalohet dhe diktatori do rrëzohet.

Protestuesit nga ana tjetër brohorsnin “o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”. Ai kërkoi sërish qeveri teknike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb