TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një audio-përgjim të Spartak Brahos dhe Ndre Legisit.

Nga sa shkruan Berisha, bashkëngjitur materialit të publikuar, thotë se biseda zhvillohet “në një lokal misterioz”.

“Një bisedë midis dy bashkëvuajtësve; Baba Takut dhe Ndre Legisit në një lokal misterioz. Dëgjojeni vetë! sb”, shkruan Berisha.

Nga biseda e përgjuar, Braho e Legisi bisedojnë ndër të tjera edhe për grevën e urisës së nëntorit të 2008 kur një grup deputetësh, mes tyre dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, zhvilluan në mjediset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë kundër ndryshimeve të Kushtetutës nga Rama-Berisha.

Sipas kësaj bisede të përgjuar, Braho thotë se e mbajti gjallë, Ilir Metën duke e ushqyer me bajame. Kujtojmë se në grevën e urisë në ambjentet e Kuvendit, hynë aso kohe deputetët: Ilir Meta, Spartak Braho, Nikollaq Neranxi, Ndre Legisi, Pellumb Xhufi, Nard Ndoka dhe Petro Koçi.

Më poshtë mund të dëgjoni përgjimin audio Braho-Legisi të publikuar nga Berisha:


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb