KAVAJË

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kavajë pasi ka rënë nga një lartësi e madhe. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Golem, ku 40-vjeçari punonte në një objekt në rikonstruksion. Ai është dërguar në spital por për shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.


“Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb