GJIROKASTER-Një person ka rënë nga skela dhe është plagosur rëndë në Gjirokastër. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa punëtori po punonte në rikonstruksionin e xhamisë së qytetit.


I aksidentuari është Ilirjan Mucollari, 55 vjeç, i cili mendohet se ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash dhe ndodhet në gjendja kritike për jetën.


Gazetarja Brikena Metaj duke iu referuar informacioneve nga mjekët e Spitalit të Gjirokastrës raportoi për “BalkanWeb” se Cengollari ka dëmtime të rënda. Mësohet se ai ka thyer gjymtyrët, por edhe pjesën e kolonës vertebrale.


Sipas bluzave të bardha, gjendja e punëtori plagosurit është shumë e rëndë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 21.09.2018, rreth orës 11:30 njoftohemi se shtetasi I.M, 55 vjeç, banues në Gjirokastër, duke punuar për rikonstruktimin e një objekti në lagjen “Pazar” është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Shtetasi është shoqëruar në spitalin rajonal “Omer Nishani” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb