Bien reshjet e para të dëborës në vend. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për zonën e Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar pamjet nga segmenti rrugor Hani i Hotit – Vermosh i cili është zbardhur nga bora.

Deri tani nuk raportohen probleme apo bllokim rrugësh.

Gjate gjithe mbremjes dhe aktualisht vijojne reshjet e shiut ne te gjithe territorin kryesisht me intensitet te ulet.
* Nga komunikimi me strukturat MC te bashkive deri ne kete moment nuk raportohen situata problematike.
* Nga DRV Shkoder informohemi se ne segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kane filluar reshjet e debores me trashesi rreth 10 cm, momentalisht ky aks rrugor eshte i kalueshem me goma dimerore. Kontratori eshte prezent me mjete dhe punetore per te mbajtur te hapur kete aks rrugor.

* Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.
* Nga DrUK Lezhe nuk raportohen probleme ne infrastrukturen kulluese.
Mbetemi ne kontakt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: