KORÇË- Gjashtë Qendra Votimi janë bllokuar në Korçë paraditen e sotme rreth orës 9:40. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 6 QV në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, ku një person është kapur duke fotografuar votën.

Pas kësaj, nga ana e komisionerëve dhe vëzhguesve është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende se si do të procedohet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: