GRAMSH

Disa turistë shqiptarë janë bllokuar në Kanionin e Holtës. Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Bëhet me dije se me tre prej turistëve ka humbur kontakti.

Personat e zhdukur me të cilët ka humbur kontakti janë dy djem mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar.

(d,xh/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb