Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur rreth orës 16 e 10 në selinë blu. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se aleatja kryesore e Lulzim Bashës ka hyrë në zyrën e këtij të fundit.

Nuk dihet se për çfarë po diskutojnë ata të dy, por takimi vjen një ditë para seancës plenare të së enjtes. Kujtojmë që më herët gjatë të enjteve opozita ka protestuar, por nuk dihet ende çfarë do ndodhë nesër.

Ndoshta për tu koordinuar me njëri-tjetrin zhvillohet edhe ky takim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb