Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur ditën e enjte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni, ndërsa hetimet janë mjaft sekrete, e për këtë nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.

Dako është pyetur nga dy prokurorë të enjten, nga ora 15.00 deri në orë 20.00. Numri një i Bashkisë së Durrësit u mor në pyetje për dyshimin se ka marrë pjesë në një rrjet për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017. Dako është marrë në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb