TIRANË

Vijon të zvarritet puna për krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e së hënës pritej që të vendoste nëse SPAK do të ngrihej me 8 anëtarë, por mbledhja dështoi vetëm pak minuta pasi kishte nisur.

Ishte  anëtari i këtij këshilli, Besnik Cani, i cili kërkoi mbylljen e mbledhjes me argumentin se nuk ishte njohur me të gjitha aktet e parashikuara në rendin e ditës. Ai ngriti pretendimet se materialet i kishin mbërritur në email të premten pas orarit zyrtar të punës dhe ai ishte njohur me to këtë të henë. Zëdhënësi i KLP tha se ligji ia njihte të drejtën një anëtari  për të kërkuar anulimin e mbledhjes për të marrë kohën e nevojshme për shqyrtimin e tyre.

Kryetari Gent Ibrahimi ka mbyllur mbledhjen, duke pranuar kërkesën e anëtarit të KLP. Mbledhja e arshme u shty për një afat të pacaktuar. Këtë të hënë këshilli I lartë I prokurorisë ishte parashikuar të diskutonte në lidhje me hapat e mëtejshme për konstituimin e SPAK. Në shqyrtim janë dy mundësi.

Versioni i parë dhe ai që Kushtetuta e ka të cilësuar, pritja deri në plotësimin e dhjetë kandidatëve që kanë kaluar vettingun, ose formula tetë plus dy. Kjo e fundit konsiston për krijimin e SPAK me tetë anëtarë dhe shpalljen e vakancës për dy anëtarët e mbetur, të cilët mund të plotësohen me kohën. Nga 15 kandidatë në garë, vetëm 8 prej tyre kanë kaluar vettingun, që është një factor kyç për të marrë emërimin e SPAK.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb