Apeli i GJKKO ka marrë vendimin, duke dënuar me 1 vit burg Alma Kaçin.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Kloodiana Lala.

Gjykata vendosi deklarimin fajtore të Kaçit për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.

Duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, ajo dënohet përfundimisht me një vit burg.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: