Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kryemadhi ishte e vetmem pa shoqëruar nga avokat dhe pritet të japë shpjegime para prokurorëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjasat janë që Kryemadhi të jetë ftuar në lidhje me hetimet që po hetohen ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta për lobimin me SHBA, por dhe hetimin pasuror që po kryhet ndaj tyre dhe personave të bashkëlidhur me ta.

Për këtë çështje është pyetur edhe më herët Kryemadhi, madje dhe bashkëshorti i saj. Kryemadhi është parë shpesh herë në dyert e SPAK, pasi më herët ajo ka bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb