Dhunohen dy mjekë në Lezhë e Tiranë. “BalkanWeb” mëson se është dhunuar mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës Zef Doda. Ai u godit me mjete të forta e për pasojë pësoi fraktura. Raportohet gjithashtu se mjeku Doda është në spitalin e Traumës në Tiranë.

Zef Doda Mjek

Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot.

Në lidhje me ngjarjen e parë kanë reaguar edhe demokrati Tritan Shehu dhe ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, të cilët e quajnë të patolerueshme dhunën e ushtruar ndaj mjekëve.

STATUSI I SHEHUT

Nje ngjarje e shemtuar dhune e agresioni ndaj mjekeve ka ndodhur aktualisht ne spitalin e Lezhes.
Eshte agresuar mjeku dermatolog ne ambjentet e spitalit, gjate ushtrimit te detyres se tij.
E pa tolerueshme kjo, krim i vertete. Pasoje jo thjesht e problemeve te medha qe ka sistemi i yne shendetesor, por dhe e nje histerie keqedashese te drejtuar ndaj personelit te tij, pikerisht per te hedhur padrejtesisht pergjegjesite mbi ate. Mjeket e personeli i yne shendetesor ne kushte shume te veshtira pune, privime te medha teknike e logjistike, pagesa qesharake, po perpiqen te bejne me te miren e mundedhme ne kete realitet ku eshte katandisur nga Rilindja, shendetesia jone.

Solidaritet me mjekët e dhunuar sot në detyrë ka shprehur edhe ish deputeti Bardh Spahia. Duke e konsideruar dhunën një akt skandaloz, Spahia shkruan përmes një statusi në facebook, se ngjarje të tilla tregojnë se sa të pasigurtë e të pambrojtur janë mjekët në punën e tyre.

STATUSI I FLOIDA KËRPACIT

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës! Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka asnjë veprim nga shteti!

Në vendin tonë, kjo qeveri më shumë mbështet kriminelët sesa mjekët!

Pa rroga,pa vlerësim,pa mbështetje mjekët ashtu si mësuesit, të rinjtë po largohen nga vendi!

Ikja e kësaj qeverie shpëton vendin dhe rikthen mjekët,mësuesit e Shqiptarët në Shqipëri!

Statusi i plotë

Një tjetër mjek goditet për shkak të detyrës! Mjeku dermatolog Zef Doda është goditur sot në spitalin rajonal të Lezhës, teksa bënte detyrën e tij! Nga goditjet ka pësuar frakturë të nofullës e dëmtime të tjera, që kërkojnë trajtim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë. Ky akt skandaloz që vjen në mënyrë të përsëritur në disa qytetet të vendit, tregon se sa të pasigurtë janë mjekët në punën e tyre e sa të pambrojtur nga qytetarë të papërgjegjshëm! Duke i shprehur solidaritetin kolegut Doda, por edhe të gjithë trupës së mjekëve, infermierëve e punonjësve të shëndetësisë që punojnë në kushte pasigurie, u bëj thirrje me forcë e urgjencë organeve ligjzbatuese për veprim sa më të shpejtë e strukturave përgjegjëse, ministrisë së shëndetësisë e policisë së shtetit t’u sigurojnë paprekshmërinë e mjekëve, në ushtrimin e profesionit të tyre fisnik! Përsëritja e këtyre akteve, tregon se nuk ka një veprim nga shteti e kjo është shumë e rëndë! Në këtë vend të sigurtë e me mbrojtje shtetërore  ndihen vetëm kriminelët.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: