FUSHË-ARRËZ

Një 43-vjeçar është arrestuar sot në Fushë-Arrëz për veprën penale të dhunës në familje. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierzë të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuara V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali .

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit. Policia ka marrë në pyetje agresorin, i cili pritet të tregojë arsyet e vërteta të ushtrimit të dhunës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: