TIRANË

Në orët e para të mëngjesit në zonën e Yzberishtit janë djegur pjesërisht 3 automjete. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, raporton se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. “BalkanWeb” mëson se nëpërmjet tubave të ajrimit flakët janë ngjitur lart në pallat duke shkaktuar panik tek banorët.

Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit dhe largimin e tymit. Për këtë ngjarje është bërë evakuuimi i banorëve të disa apartamenteve, të cilët rrezikonin të asfiksoheshin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, e cila krijoi jo pak panik tek banorët e pallatit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: