Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka firmosur nëntë urdhër-kontrolle ndaj ish-anëtarëve të MEK, të cilët dyshohet për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kontrolluar banesat e ish-anëtarëve të MEK në zonën e “Freskut” dhe “5 Majit”, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.
Kontrollet në banesat e tyre janë kryer pas arrestimit të shtetasit iranian, Bijan Poolagrad, i cili është zbuluar se filmonte bazën e MEK, në Manzë.
Siç mëson gazetarja Lala, nga këqyrja e celularit dhe mjeteve elektronike të tij, janë zbuluar kontakte të tjera, që dyshohen gjithashtu për spiunazh.
(BalkanWeb)