GJIROKASTËR

Një 16-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Gjirokastrës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se viktima është identifikuar si shtetasja Daniela Pula. Nga të dhënat e para dyshohet se vajza ka konsumuar fasule me fostoksinë.


Adoleshentja ka ndërruar jetë në reanimacion.  Gazetarja Metaj raporton se në spitalin e Gjirokastrës nuk ka mjekë toksikolog. “BalkanWeb” mëson se katër vite më parë vajza, e cila ndërroi jete kaluar një encefalopati, sëmundje kjo që i ka dëmtuar trurin.


Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të ngjarjes  së rëndë.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb