Tritol makinës së efektivit në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës. Mësohet se tritoli ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb