SHKODRES- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Në fshatin Melgushe, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, një vajzë 22-vjeçare.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se 22-vjeçarja ka pësuar infarkt.
(BalkanWeb)