Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egaleo, Athinë. Shqiptarja 42 vjeçare ka arritur sot rreth orës 10.00 në shtëpinë e motrës, ku pak më pas për arsye të panjohura ka hedhur nga ballkoni dy nipërit e saj, djalë dhe vajzë, 3 dhe 5 vjeç.

Nëna e fëmijëve ishte duke gatuar ndërsa babai në punë. Pasi i hodhi nga ballkoni, i qëllonte me vazo lulesh ndërsa më pas u hodh dhe vetë. Fqinjët dhe nëna të shokuar nxituan në trotuar të ndihmonin fëmijët.

Dy të miturit qanin të tmerruar duke bërtitur “na hodhi tezja nga ballkoni. Na qëlloi tezja”. Fëmijët janë transferuar në spitalin e fëmijëve të Athinës ku kurohen jashtë rrezikut, të lënduar në kokë, ndërsa 42 vjeçarja në spitalin “Thriasio” ku do vizitohet nga psikiatrët. Rreth orës 17.00 është kthyer në shtëpi babai i fëmijëve, krejt i shokuar, i cili ka deklaruar se nuk e ka idenë përse reagoi kështu kunata e tij. Të shokuar kanë rrëfyer ngjarjen edhe fqinjë të familjes, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit të frikshëm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: