DURRËS

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 në Durrës. Burri ka qëlluar me thikë gruan e tij, 36 vjeçe duke i shkaktuar vdekjen.

Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima sipas policisë është Asbije Kuka, 36 vjeçe. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se mes çiftit me sa duket ka pasur një sherr dhe burri më pas e ka qëlluar me thikë.

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Policia është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës, Ardian Kuka i dyshuari kryesor i krimit.

Informacion Paraprak
Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K.,ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin e vendndodhjes së autorit dhe kapjen e tij

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb