KAVAJË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 28-vjeçar, i identifikuar si Ilvi Meta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

Duke iu referuar burimeve, gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 28-vjeçari ka vrarë veten në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:08. Mësohet se i riu ishte ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës pasi dyshohej për një vjedhje.

Viktima ishte emër i njohur për policinë dhe i shoqëruar disa herë nga blutë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb