Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një 15-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Dyshohet se adoleshentja është vetëvarur. Policia ka dhënë detaje për rastin e rëndë.

“Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: