Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Një vajzë vetëm 11-vjeçe është dërguar pa shenja jete në spitalin e qytetit nga familjarët e saj.

Familjarët e të miturës, siç mëson “BalkanWeb” kanë deklaruar në spital se e kishin gjetur vajzën të vetëvarur brenda banesës. Në gjëndje shoku ata e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t’i vinin në ndihmë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Pritet që trupi i 11-vjeçares t’i nënshtrohet tashmë ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të miturën drejt aktit ekstrem të vëtëflijimit. Polica e Vlorës po heton për ngjarjen në fjalë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb