Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të posacëm Ambasadoren e Kroacisë në Tiranë, znj. Sanja Bujas Juraga për të shprehur shqetësimin e tij mbas vendimit të Gjykatës Supreme të Kroacisë për ekstradimin në Sërbi të shtetasit shqiptar Ismail Morina.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare pranë kreut të shtetit.

“BalkanWeb” mëson se Presidenti Meta shprehu dyshimin e tij, se në Serbi do të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Ballist Morinës.

Gjithashtu “BalkanWeb” mëson se gjatë takimit Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin e tij edhe për sigurinë e jetës të Ballist Morinës në burgjet e Serbisë, në rast ekstradimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb