Pas një operacioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë arrestuar sot 32 persona, të cilët falsifikonin dokumente dhe kalonin ilegalisht qytetarët drej SHBA-së dhe Kanadasë.

Grupi përbëhej nga 36 persona, ndërsa 4 prej tyre vijonë të jenë ende në arrati së bashku me kokën e grupit i identifikuar me iniciale G.B. Arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në disa vende të tjera. Destinacioni i klandestinëve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të përfshirë në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikut të klandestinëve  përtej oqeanit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb