VORË

Në autostradën Tiranë-Vorë, një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se ka humbur jetën një shtetase qe udhëtonte si pasagjere në këtë mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.


Pasagjerja që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentin e plotë të saj.


Njoftimi i policisë:

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.


Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: