TIRANE– Furtunë lëvizjesh në Policinë e Shtetit. Pas lajmit të publikuar pak ditë më parë në ‘BalkanWeb’ për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa si dhe për lëvzije të reja në të gjitha qarqet, Policia e Shtetit ka konkretizuar sot largimet dhe emërimet në 12 qarqe të vendit. Mësohet se në vend të Ardian Cipës është emëruar Idajet Faskaj, ndërsa vendin e drejtorit të policisë së Tiranës e zë Ardi Veliu, i cili zëvendëson Ervin Hodaj.
Sipas policisë, lëvizjet vijnë në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti, janë bërë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:
* Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.
* Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda.
* Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin.
* Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.
* Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
* Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda
* Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:
* Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
* Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
* Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës.
* Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
* Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
* Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
* Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
* Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster.
* Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
* Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
* Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
* Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
* Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë.
* Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
* Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës
* Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
* Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
* Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
* Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
* Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
* Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
* Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë.
Lëvizjet në rradhët e drejtuesve të Policisë kanë si kriter bazë rezultatet konkrete të punës së gjithësecilit, synimin për t’i bërë më eficente strukturat policore, por dhe nevojën për të përmirësuar organizimin dhe drejtimin e tyre edhe në funksion të përmbushjes së prioriteteve të reja të këtij viti.
Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj.
Policia e Shtetit do të vazhdojë me seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm edhe me mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtare, të përmbushi me përgjegjësi të lartë detyrat në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.
(d.d/BalkanWeb)