Arrestohet një gardist në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se gardisti ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Në pranga ka rënë 22 vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës.

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” në Tiranë, për motive të dobëta, Florjan Hysa ka plagosur rëndë me armën e shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia po heton për konfliktin që mund të ketë ndodhur mes dy të rinjve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb