DURRËS- Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.16 në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se 83-vjeçarja Floresha Shkurti është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj.

Këta të fundit të alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Po ashtu mësohet se e moshuara jetonte me nipin e saj. Deri më tani nuk dihet nëse nipi ka qenë në banesë në kohën që ndodhi ngjarja. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertë, të cilët po hetojnë edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarës.
(ed.me/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb