TIRANË

Një 75-vjeçar është gjetur i shtrirë në trotuar dhe pa shenja jete. Policia e Tiranës thekson se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tij lidhet me shkaqe natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga  faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: