Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por pritet që në vendngjarje të mbërrijnë nga Tirana forcat anti-eksploziv për veprime të mëtejshme.

Mat/Informacion paraprak

Me datë 06.01.2025, rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”, poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb